Arrestohet ish-drejtori i BKT-së, ia mundësoi tërheqjen e 95 mijë eurove një qytetari
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar për ndalimin prej 48-orësh të I.A, ish-Drejtor i Degës së BKT-së, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”.
Lajme
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria përmes komunikatës.
“Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj”, bëhet e ditur më tej.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, përfundon komunikata. /Lajmi.net/