Arrestohet i dyshuari që tentoi të vrasë djalin e tij në Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili ishte në kërkim prej disa muajsh, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se…
Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili ishte në kërkim prej disa muajsh, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se ka tentuar të privojë nga jeta të birin e tij, raporton lajmi.net
Me vendim të prokurorit, D.B. gjendet në mbajtje për 48 orë.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit./Lajmi.net/