Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Argëtim Hasanit

Një orë pas vrasjes së Argëtim Asanit në Strugë i njohur edhe si Artan Musliu është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen e tij.

Lajme

25/07/2015 17:46

I ndaluari është shtetasi me iniciale A.K nga Struga, vëllai i shoferit të kreut te Struges Zijadin Sela dhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, i cili para disa kohësh u humb dhe u gjend i vdekur.

Babai i vrasësit është paraqitur vet në polici ku e ka denoncuar djalin e tij për vrasjen e Argëtim Asanit.

Arsyeja e vrasjes së Asanit dyshohet se ka të bëjë me borxhe dhe hakmarrje.

Mësohet se Asani është qëlluar me 5 plumba, ndërkohë që burimet policore thonë se breshëria e plumbave ka ardhur nga një makinë e markës Golf.

Dëshmitarët tregojnë se makina prej nga është hapur zjarr është kthyer për herë të dytë duke qëlluar me plumba ndaj makinës së Hasanit për t’u siguruar për eliminimin e tij.

BDI-ja dënoi sulmin ndaj zv/drejtorit të DAP, por gjithashtu bëri të ditur për opinionin se incidenti nuk ka prapavija partiake dhe as politike.

Nga BDI gjithashtu sqaruan se Argëtim Hasani nuk ka qenë kuadër i partisë së Ahmetit, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv/drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive.

Zv/drejtori i DAP-it Argëtim Hasani njihet gjithashtu edhe me ermin Artan Musliu. Përveç postit të tij në drejtorinë e të ardhurave publike, ai në Strugë njihet edhe si biznesmen./KP/.