Arrestohet i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Gjakovë
Sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

Lajme
“Ju njoftojmë se i dyshuari A. Gj., është arrestuar nga ana e policisë, këtë lajm e bën të ditur Kryeprokurori Ali Selimaj, nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Lexo edhe:
I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar, raporton lajmi.net.
Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor. /Lajmi.net/