Arrestohet i dyshuari pasi e kishte sulmuar fizikisht me armë zjarri një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas arrestimit policia ka kryet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim sigurimit të provave materiale. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në…

Lajme

01/03/2024 09:33

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas arrestimit policia ka kryet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim sigurimit të provave materiale.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më  29.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje verbale  e kishte sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar  duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim sigurimit të provave materiale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/