Arrestohet deputeti Haxhi Shala

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputetin e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Lajme

30/11/2015 14:41

Këtë lajm e ka konfirmuar vet partia Nisma për Kosovën.

“Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës ka ndaluar brenda ndërtesës së parlamentit dhe ka shoqëruar për në stacionin policor deputetin Haxhi Shala. Nisma për Kosovën kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Haxhi Shala dhe të gjithë deputetëve të tjerë”, shkruan në komunikatën e Nismës.

Shala ka qenë nga deputetët që sot ka hedhur gaz lotsjellës. /lajmi.net