Arrestohet grabitësi i kazinosë në Zhur

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se mbrëmë, grupi hetimor e ka arrestuar të dyshuarin me mbiemër Ademaj sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, me datën 22 mars, rreth orës 23:11 minuta ka kryer grabitje të armatosur në një kazino në Zhur.

Lajme

24/03/2016 15:02

Sipas policisë, me ç’rast, gjatë grabitjes, i dyshuari kishte shkrepur një fishekë nga pistoleta për ta detyruar punëtorin e kazinosë që t’ia dorëzojë të gjitha paratë që i posedonte.

Pas grabitjes, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia thotë se ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një gëzhojë në cilësi të provës materiale.  Për t’u sqaruar rrethanat e rastit  janë intervistuar edhe persona tjerë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, sipas policisë i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.