Arrestohet falsifikatori i dokumenteve që përfitoi 623 mijë euro

Policia e Prishtinës njofton se, pas një pune hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme, me qëllim të përfitimit material.

Lajme

06/05/2015 14:50

Sipas njoftimit të publikuar nga ana MPB-së, vlerësohet se i dyshuari, me falsifikimet që ka bërë, ka përfituar shuma të mëdha parash, në vlerë 623.000 euro.

Në raportin policor nuk ka detaje për atë se për çfarë lloj dokumentesh të falsifikuara bëhet fjalë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton KosovaPress.