Arrestohet edhe personi i tretë për vrasjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje edhe një person të dyshuar për vrasjen e një 18 vjeçari ditë më parë në vendin Gryka e Caralevës në Suharekë, dhe plagosjen e dy të tjerëve. 

Lajme

06/01/2015 15:36

Ka shkuar në tre të arrestuar numri i personave që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e një 18 vjeçari dhe plagosjen e personave tjerë, të shtunën në mbrëmje në Grykë të Caralevës. 

Burime të lajmi.net nga policia rajonale e Prizrenit, bëjnë të ditur se personi i tretë i dyshuar për këtë rast, e i arrestuar mbrëmë, është Arsim Boga. 

Ndërsa, policia vazhdon të jetë në kërkim të të dyshuarit kryesor, Azem Boga 33 vjeçar, i cili ende është në arrati.

Ky person sipas policisë ishte arrestuar edhe herë tjera, për vepra të ndryshme penale, njëra ndër to edhe ajo e plaçkitjes së armatosur me maska të një pompe të benzinës, por që ishte liruar më pas nga Gjykata. (lajmi.net)