Arrestohet e më pas lirohet shoferi që goditi me veturë një grua në Fushë Kosovë

Është arrestuar e më pas liruar personi që me veturë nga pakujdesia goditi një këmbësore të shtunën në mbrëmje në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësorë. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar…

Lajme

02/11/2025 09:13

Është arrestuar e më pas liruar personi që me veturë nga pakujdesia goditi një këmbësore të shtunën në mbrëmje në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësorë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë / 01.11.2025 – 21:50. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veture nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.