Arrestohet burri në jug të Mitrovicës, e ofendoi dhe ia dëmtoi gomat e veturës vëllait
Një rast i dhunës në familje u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Mitrovicë të jugut. Policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij, ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është…

Lajme
Një rast i dhunës në familje u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Mitrovicë të jugut.
Policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij, ankuesit mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/