Arrestohet avokati që përvetësoi 10 mijë euro nga klientja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një avokat, pasi që i njëjti kishte mashtruar kienten e tij dhe ia kishte marrë 10 mijë euro.

Lajme

05/02/2019 10:55

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një avokat me inicialet N.N, pasi që i njëjti në vitin 2018, në cilësinë e avokatit mbrojtës dyshohet se ka përvetësuar dhjetë mijë euro para të gatshme nga një kliente e tij, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, avokati ka mashtruar klienten e tij me arsyetimin për ta mbrojtur për disa vepra penale për të cilat paraprakisht viktima e këtij rasti ka qenë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/