Arrestohet asistentja e Obamës, kërcenonte me pistoletë

Xhelozia i ka kushtuar vendin e punës, të paktën për momentin, asistentes së presidentit amerikan Barack Obama, e cila është pezulluar nga detyra pas arrestimit se kishte kërcënuar me pistoletë të dashurin.

Bota

11/08/2015 12:59

Bëhet fjalë për Barvetta Singletary, 37 vjeçe, ndihmëse e posaçme e Obamës, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është hequr leja e aksesit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave amerikane, gruaja i kishte dërguar një sms partnerit të saj, agjent policie në Uashington, duke e ftuar në shtëpinë e saj për një marrëdhënie seksuale.

Më pas, teksa ndodheshin në makinë, gruaja e ka akuzuar atë se kishte marrëdhënie me femra të tjera. Kështu, Singletary i ka marrë pistoletën agjentit dhe më pas celularin, duke i kërkuar fjalëkalimin për të lexuar të gjitha mesazhet në të.

“Ma ke mësuar sesi përdoret, mos kujto se nuk të qëlloj”, i ka thënë ajo policit dhe ka qëlluar, për fat të mirë pa e plagosur agjentin.

Ky i fundit ka arritur të largohet dhe ka njoftuar kolegët, të cilët kanë arrestuar gruan. Më pas ajo është lënë e lirë nga gjykata pas pagimit të një garancie financiare prej 75 mijë dollarë.

E anëtarësuar në stafin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2014, Singletary ka qenë fillimisht zv.shefe e personelit dhe më pas drejtore politike e zyrës së James Clayburn, deputet i Karolinës së Jugut dhe numri tre i demokratëve në Dhomën e Senatit./Arbresh.info/