Arrestohet agjenti i yllit të Real Madrid

Agjenti i Thibaut Courtois raportohet të jetë arrestuar në Monaco pas akuzave për 'pastrim parash dhe korrupsion' në futboll.

Sport

11/09/2019 22:02

Christophe Henrotay përfaqëson portierin e Real Madridit, së bashku me shokun e skuadrës te Belgjika, Kevin Mirallas, dhe ish-lojtarin e Leicester Youri Tielemans.

Në deklaratën nga zyra e prokurorit belg shkruhet: ”Situata kryesisht përqendrohet në pastrimin e parave në lidhje me shitjen e lojtarëve të futbollit”, përcjell lajmi.net.

Detaje të mëtejshme nga e përditshmja belge Het Laatste Nieuws raporton se ‘kërkimet u bënë në Monaco, Liege dhe Londër’, si pjesë e hetimit në vazhdim.

Raporti vazhdon të zbulojë se Henrotay do të merret në pyetje nga zyrtarët belg në Monaco të enjten para se të merret një vendim nëse ai do të kthehet në vendin e tij të lindjes.

Henrotay është një agjent i profilit të lartë dhe punon me një numër lojtarësh të ekipit kombëtar belg për t’u bërë ndërmjetës i transferimeve të tyre. /Lajmi.net/