Arrestohet 58 vjeçari shqiptar, donte të përdhunonte gruan e ‘ve’

Policia e Vlorës ka arrestohet një 58-vjeçar i cili 5 ditë më parë donte të përdhunonte një grua të “ve”.

Lajme

23/10/2015 10:49

Uniformat blu kanë ndaluar Fotaq Gori banues në lagjen “1-Maji” Vlorë pasi tentoi të hynte në shtëpinë e gruas 67-vjeçare me iniciale L.S.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e datës 18 tetor 2015 në fshatin Zvërnecë të Vlorës ku Gori ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Arrestimi i 58-vjecarit u krye pranë një bunkeri midis aksit rrugor “Triport-Zvernecë”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”. /shqiptarja.com