Arrestohet 52 vjeçari nga Lipjani për sulm seksual ndaj të miturës (Video)

Të mërkurën në mbrëmje në kompleksin e banesave “Budakova” në Lipjan dyshohet se një burrë mbi 50 vjeçar ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur nën moshën 14 vjeçare.

Lajme

14/03/2015 21:05

Policia e Kosovës ka arrestuar në Lipjan një person i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur e cila është fqinje e të arrestuarit.

Të akuzuarit J.J., i moshës 52 vjeçar, i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Fqinjët të cilët jetojnë në këtë banesë ku jetojnë viktima dhe i dyshuari, shprehin dyshime se ai ka mundur ta kryejë një vepër të tillë.

Ata thonë se personi i dyshuar është person me sjellje shumë të mira, raporton Klan Kosova.

YouTube player