Arrestohet 52-vjeçari i dyshuar për tetë raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për së paku tetë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në kryeqytet. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e PRishtinës, Enis Pllana, ku tha se arrestimi është rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe operative nga Sektori i Hetimeve,…

Lajme

02/11/2025 17:18

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për së paku tetë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e PRishtinës, Enis Pllana, ku tha se arrestimi është rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe operative nga Sektori i Hetimeve, raporton lajmi.net

I dyshuari është identifikuar si B.C., 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit po vazhdojnë me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve./Lajmi.net/