Arrestohet 37 vjeçari, iu gjetën 146 kg kanabis

Arrestohet për trafik droge 37 vjeçari nga Vlora, ish-i dënuar nga gjykata maqedonase. Feim Strataj, rezulton person në kërkim, pasi në vitin 2012 është dënuar me 7 vjet heqje lirie nga Gjykata e Maqedonisë me akuzën “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’’.

Lajme

28/01/2016 10:09

37 vjeçarit nga kjo masë dënimi i kanë mbetur ende edhe 3 vjet burg.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Në datë 12.05.2012 në aksin rrugor Ohër-Kërçovë, Maqedoni, shtetasi shqiptar Feim Strataj është arrestuar nga autoritet përkatëse, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë kaluar nga Shqipëria për Maqedoni një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike (146 kg e 280 gr) të llojit kanabis sativa, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj”.