Arrestohet 36-vjeçari, tentoi të vrasë vëllain nga xhelozia për gruan

Xhelozia bashkëshortore e një 36 vjeçari ka degraduar deri në plagosje me thikë ndaj vëllait të tij.

Lajme

23/06/2015 08:22

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 2 maj të këtij viti në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.

Burime nga policia e Vlorës kanë bërë të ditur për mediat në Shqipëri se 36 vjeçari me iniciale V.Z ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij me iniciale T.Z, teksa ky i fundit kishte dëgjuar fjalë se kunata (nusja e vëllait) e tij kishte një lidhje jashtëmartesore.

Lidhur me këtë ngjarje, policia kishte shpallur në kërkim rreth dy muaj më parë autorin e krimit, konkretisht 36 vjeçarin me iniciale V.Z.

Ndërkaq, ditën e djeshme, policia e këtij rrethi kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes i cili ndodhej në banesën e tij në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Të njëjtat burime kanë thënë se shkak i ngjarjes ishte xhelozia që 36 vjeçari, i cilësuar si autor i krimit kishte ndaj bashkëshortes së tij.