Arrestohet 25 vjeçari, kishte arsenal armësh e drogë në banesë

Një 25-vjeçar u arrestua në Lushnje pasi në banesën e tij u gjet një arsenal armësh si dhe 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e tharë. Pas informacioneve të marra, policia vuri në pranga 25-vjeçari Avdulla Muça me banim në fshatin Çermë-Proshkë.

Lajme

02/11/2015 09:12

Në shtëpinë e tij policia gjeti:

– 5 kg bimë e dyshuar si Cannabis Sativa.

– 1(një) armë tip Kallashnikov.

– 2 (dy) krëhra kallashnikovi dhe 61 fishekë.

– 1(një) armë tip Shutgan i markës Angleze.

– 1(një) teke e markës Italiane me 45 fishekë.

– 1(një) armë e ftohtë tip thikë të cilat u  sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

25-vjeçari akuzohet për veprat penale  “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

199102