Arrestohen tre persona të dyshimtë që kryen grabitje sot në Podujevë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Lajme

12/06/2021 21:46

Pas marrjes së informacioneve lidhur me këtë rast, zyrtarët policorë kanë arrestuar që të tre persona që dyshohen të jenë përfshirë në këtë grabitje.

Që të tre të arrestuarit janë në moshë të re, ndërsa pas arrestimit janë dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, kanë ikur nga vendi i ngjarjes
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Personat e dyshuar
-Sh.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-Sh.S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-M.S, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/