Arrestohen tre hajna të kompjuterëve në Prishtinë (Foto)

Policia Prishtinë, kanë arritur të arrestojnë tre persona, të dyshuar për vjedhjen e disa pajisjeve elektronike në Prishtinë. Përveç, kapjes së të dyshuarve janë gjetur edhe disa nga pajisjet e vjedhura. 

Lajme

26/08/2014 14:46

Arrestimi i këtyre të dyshuarve sipas policisë, ka ardhur si rezultat i një hetimi të detajuar lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur më 08.08.2014 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë ku i shin vjedhur pajisje të ndryshme teknologjike.

Ndërmarrja e operacionit për arrestimin e të dyshuarve  si dhe bastisjet e kryera nga ana e policisë rezultuan me gjetjen dhe sekuestrimin e: njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuterësh, njëmbëdhjetë monitorë kompjuterësh, dy hard disqe për kompjuter, një DVD lexues për kompjuter, gjashtë palë dëgjuese kompjuteri, si dhe dy pjesë të ndryshme kompjuteri.

Të dyshuarit bëhet e ditur se janë, A. H, 25 vjeç, L. SH, 25 vjeç dhe A. D, 19 vjeç.

Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.