Arrestohen tetë persona për trafikim me drogë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas hetimeve të zhvilluar në një periudhë kohore rreth një vjeçare, me 5 korrik të këtij viti në aksin rrugor Shtime-Ferizaj ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Luboteni” me ç’rast ka arrestuar tetë persona.

Lajme

07/07/2014 16:44

Këta persona janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, njofton Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media.

Personat e arrestuar janë:

A. S.                i lindur me 1972         m/sh/k

N. B.               i lindur me 1969         m/sh/k

M. Th.             i lindur me 1980         m/sh/k

Sh. D.              i lindur me 1977         m/sh/sh

S. H.               i lindur me 1990         m/sh/sh

F. H.               i lindur me 1983         m/sh/sh

M. N.             e lindur me 1969        f/sh/sh

Z. Gj.              e lindur me 1991        f/sh/sh

“Operacioni policor ka filluar gjersa hetuesit policorë ka ndaluar tri vetura dhe gjatë kontrollit në njërën prej veturave në bagazh në një valixhe janë gjetur tetë paketime me marihuanë të mbështjella me foli me peshë të përgjithshme 8 kg 508 g marihuanë”.

“Në vazhdim të operacionit është kontrolluar një banesë në Ferizaj në të cilën banonin dy të dyshuar, ku është gjetur një sasi e marihuanës, afërsisht 3 gramë, disa pajisje për mbështjellje të marihuanës, një pistoletë Crvena Zastava 7.65 me numër serik C-88476 me 6 fishekë në karikatorë, një fishek i kalibrit 9 mm”.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

8 kg e 511 g marihuanë

Pistoletë Crvena Zastava 7.65

Tri vetura:

Mercedes ngjyrë hiri

Mercedes hiri metalike

Reno Laguna

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedurat tjera hetimore”, njofton MPB.