Arrestohen shqiptarët që tentuan të kontrabandonin 20 sirianë nga Shqipëria në Kosovë
Pesë shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, pasi që tentuan t’i sillnin në Kosovë 20 sirianë në mënyrë të jashtëligjshme.
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës në ora 14:00 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, janë arrestuar pesë shtetas të Shqipërisë.
Siç bëhet e ditur, pesë të dyshuarit të cilët punonin taksistë, kishin qenë të rezervuar për bartjen e rreth 20 imigrantëve nga Siria përmes Shqipërisë për në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Pasi që Policia e Kosovës ka hasur në këta kontrabandues, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/