Arrestohen pesë hajna në Prizren

Policia rajonale në Prizren ka arrestuar K. Tahiri, R. Qysaj, A. Pulaj, V. Kastrati dhe Gj. Perlazëri, të cilët kanë vjedhur në njërin prej marketeve në Prizren.

Lajme

17/08/2015 10:46

Krejt kjo është arritur nga punëtorët e sigurimit të cilët kanë kapur në flagrancë të dyshuarit.

Policia siç edhe jep detajet në komunikatën për media thotë se në vendin e ngjarjes policia ka kryer hetimet me ç’ rast në cilësi të provës materiale ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.