Arrestohen për fajde, Sokol Dobruna e Xhevat Shabanaj

Sokol Doburna e Xhevat Shabanaj janë arrestuar të hënën mbrëma në fshatin Marmullë të Gjakovës si të dyshuar për fajde.

Lajme

02/06/2015 15:18

Burimet e Gazetës Tribuna brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dy të dyshuarit kishin shkuar në shtëpitë e viktimave Agustin Nikolla dhe Pjetër Nikolla dhe kanë kërkuar të holla në emër të fajdes.

Policia e Kosovës për arrestimin e të dyshuarve menjëherë ka informuar prokurorin e rastit, i cili ka urdhëruar që të dy të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve te drejtësisë.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.