Arrestohen në Istog dy persona për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

Lajme

24/02/2020 15:28

Dy persona në Istog janë arrestuar gjatë ditës së sotme pasi që dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, të njëjtit ishin raportuar se kishin kryer vjedhje në Istog më 21 shkurt.

Të arrestuarit janë S.M., 32-vjeçar dhe F.B., 28-vjeçar, shkruan lajmi.net.

“Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. /Lajmi.net/