Arrestohen katër zyrtarë të Komunës së Obiliqit

Dyshohet se të arrestuarit kanë keqpërdorur disa tender gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, me qëllim të përfitimit të votave.

Lajme

21/01/2014 20:29

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër zyrtarë të Komunës së Obiliqit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të lajmi.net kanë konfirmuar këtë aksion dhe arrestimin e katër të dyshuarve.

Dyshohet se të arrestuarit kanë keqpërdorur disa tender gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, me qëllim të përfitimit të votave.

Herët gjatë ditës, lajmi.net kishte raportuar për një aksion policor kunër disa personave të cilët dyshohet se kanë dhënë projekte publike pa i respektuar procedurat komunale dhe të prokurorimit publik.