Arrestohen katër persona të dyshuar për sulmin në Stamboll
Janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë lidhje me sulmin e sotëm që ndodhi në qendër të Stambollit, ku mbetën të vdekur 11 persona dhe 36 të tjerë të lënduar

Bota
Policia turke ka arrestuar sot katër persona të cilët akuzohen se kanë lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në lagjen Vezneciler në Stamboll.
Sulmi i sotëm kishte për cak një automjet policor. Në mesin e të vrarëve ishin edhe shtatë policë, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Express.
Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtua edhe Universiteti i Stambollit i cili gjendet në afërsi të lagjes si dhe xhamia “Sheherzade” e cila u ndërtua 460 vite më parë.