Arrestohen hajnat e Pejës

Policia Rajonale e Pejës ka arrestuar dy grupe të hajnave. Njëri prej këtyre grupeve dyshohet për vjedhje të arit në vlerë rreth 10 mijë euro. 

Lajme

21/07/2014 16:22

Policia e Pejës ka njoftuar se kanë bërë kapjen e një grupi kriminal për rastet e vjedhjeve të ndodhura në këta tre muajt e fundit të këtij viti, si dhe një grupi tjetër kriminal për dy raste të vjedhjeve të stolive të arit në vlerë afër 10 mijë euro, po ashtu në qytetin e Pejës. 

Të arrestuarit sipas policisë, dyshohen për një numër prej mbi 20 veprash penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’.

“Raste këto që i kanë shkaktuar nëpër vende të ndryshme përfshirë: lokale afariste, shtëpi private dhe vende publike”. 

“Procedurat hetimore gjithnjë ishin nën mbikëqyrje të prokurorit të shtetit dhe Qendrës për punë sociale, po ashtu edhe prindërve, pasi që disa nga të dyshimtit janë edhe nën moshë”. 

“Rasti tjetër i zbulimit dhe kapjes së të dyshimtëve ka të bëjë edhe tek dy rastet e vjedhjes së stolive të arit të ndodhur me datën 17.7.14 dhe me datën 19.7.14, në qytetin e Pejës, në dy adresa të ndryshme. Nga këtu ishin vjedhur stoli ari në vlerë afër dhjetëmijë (10.000) euro”.

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona, dy nga ta janë arrestuar për ‘vjedhje’ dhe një tjetër për ‘pranim të mallrave të vjedhura’ dhe që të tre janë të ndaluar në ndalim policor. Të arrestuar në këtë rast ishin B. E. 1997 K/Shqiptar nga Peja, A. G. 1993 K/Shqiptar nga Peja dhe i arrestuari i tretë B. K. 1961 K/Shqiptar nga Peja”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë. (lajmi.net)