Arrestohen dy shqiptarë në Gjenevë, planifikonin sulme terroriste

Autoritetet e sigurisë kanë shmangur një sulm të terroristëve islamik afër aeroportit të Gjenevës.

Bota

16/02/2020 13:20

Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë.

Shërbimet sekrete amerikane kishin alarmuar kolegët e tyre zviceranë mbi rrezikun e një sulmi terrorist në Gjenevë.

Sipas gazetës “Shteti Islamik” kishte planifikuar një sulm kundër depove me derivate të naftës afër aeroportit të Gjenevës.

Në vjeshtë të vitit 2018 shërbimet amerikane njoftuan shërbimin sekret zviceran mbi rrezikun e sulmit.

Informatat iu përcollën policisë së Gjenevës, e cila pastaj mori masat përkatëse, njofton Tagesanzeiger.ch, përcjell Klan Kosova. Tre persona që planifikonin sulmin ishin takuar në një xhami në Gjenevë.

Që të tre, ballafaqoheshin me probleme të ngjashme: papunësi, vështirësi integrimi, dështime.

Ata u radikalizuan në xhami. Nga dokumente mësohet se ishte planifikuar që në Gjenevë të vinin dy shqiptarë për të realizuar planin.

Ata u arrestuan rrugës për në Zvicër. Një sulm i ngjashëm, sipas të dhënave të shërbimeve amerikane, ishte planifikuar edhe në Basel.

Arrestimi i tyre është bërë me datën 15 shkurt.