Arrestohen dy persona të dyshuar për disa grabitje

Dje nga njësitet policore të Lipjanit, janë  arrestuar dy persona  të  cilët dyshohet të kenë kryer disa grabitje.

Lajme

05/06/2018 09:32

Ka qenë grumbullimi i shpejtë i informacioneve në rrugë operative si dhe zgjerimi i horizontit të hetimeve ai që u ka mundësuar hetuesve policor të Lipjanit,  që lidhur me disa raste të grabitjeve të identifikojnë dhe  të  arrestojnë dy persona të dyshuar: R. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës dhe  F. S,  femër, 22 vjeç, shtetase e Kosovës.

Gjithashtu pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrollimi i një lokacioni ku policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë raportuara si të grabitura.

Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale para se rasti të procedohet më tej. /Lajmi.net/