Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës

Polica ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve.

Lajme

15/11/2018 11:02

Dy të dyshuar janë arrestuar në Ferizja, pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 10.80 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Të dyshuarit në lidhje me rastin e narkotikëve me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt, por njëri prej tyre ka rezultuar se ka urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 10.80 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Të dyshuarit në lidhje me rastin e narkotikëve me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt, por njëri prej tyre ka rezultuar se ka urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”. /Lajmi.net/