Arrestohen dy persona në Gjilan, në shtëpi iu gjetën narkotikë, para të gatshme e armë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në rrugën ‘Haqif Tetova’në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre janë gjetur narkotikë, para të gatshme, armë e gjëra të tjera.

Lajme

22/10/2020 10:32

“Janë gjetur dhe janë konfiskuar 53.3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 822 euro para të gatshme, tre telefona mobilë, tri thika, tri peshore, një grinder, folia najloni dhe një çantë krahu”, transmeton lajmi.net.

Në raportin policor u theksua se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/