Arrestohen 7 të dyshuar për materiale radioaktive

Policia e Moldavisë njoftoi se ka arrestuar shtatë të dyshuar për kontrabandë të materialit bërthamor nga Rusia, që mund të përdoret për prodhimin e së ashtuquajturës “bombë e ndyrë radioaktive”.

Bota

09/12/2014 19:25

Shefi i Inspektoratit të përgjithshëm të policisë së Moldavisë, Ion Bodrug tha sot se personat janë akuzuar për importim, depozitim dhe shitje të materialit atomik, që mund të përdoret për prodhimin e “bombës së ndyrë”, transmeton REL

Ai tha se policia i kishte konfiskuar 200 gramë të uraniumit-237 të përzier me uranium-235, pastaj një kilogram të zhivës dhe një material solid radioaktiv të paidentifikuar, pas bastisjeve dhe kërkimeve në kryeqytetin Kishinev dhe në dy qytete të tjera në Moldavi.

Raportohet se materialet e konfiskuara, për të cilat dyshohet se ishin transportuar në Moldavi nga Rusia me tren, në tregun e zi e kanë vlerën 2 milionë dollarë.