Arrestohen 32 pjesëtarë të mafies italiane në Madrid

Policia e Spanjës ka arrestuar 32 pjesëtarë të dyshuar të grupit kriminal italian, Camorra, për shkak të dyshimit të kryerjes së bveprave të jashtëligjshme. 

Bota

09/07/2014 20:44

Sipas policisë spanjolle, ata ishin të përfshirë në pastrim parash, trafikim të drogës, zhvatje dhe vjedhje, ka njoftuar sot Ministria e Brendshme.

Gjatë bastisjeve në 14 shtëpi dhe biznese në gjithë kryeqytetin e Spanjës, policia ka konfiskuar 1.13 milionë euro para të gatshme, pasuri në vlerë prej 8 milionë eurosh dhe armë zjarri.

Policia nuk e ka specifikuar kombësinë e personave të arrestuar, që janë të dyshuar se i kanë furnizuar me drogë partnerët e tyre në Napoli, ku e ka selinë grupi Camorra, njëri nga grupet më të mëdha të mafies italiane.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se janë bërë edhe katër arrestime në Itali, raporton agjencia Reuters nga Madridi.