Arrestohen 290 migrantë ilegalë në Serbi, shumica kosovarë

Brenda 48 orëve të fundit janë arrestuar 290 persona, shumica shqiptarë nga Kosova, të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë e Hungarisë.

Lajme

06/02/2015 12:37

Ministri serb i policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka bërë të ditur për mediat serbe se brenda dy ditëve janë ngritur 256 kallëzime për kundërvajtje dhe 50 kallëzime penale kundër kontrabandistëve, ndërsa janë konfiskuar 15 automjete.

Stefanoviq ka paralajmëruar se në Beograd do të bisedojë me drejtorin e policisë së Gjermanisë për problemin e emigrantëve ilegalë dhe të azilkërkuesve të rremë.