Arrestimi i zv.Drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi, Hoxhaj: Goditje për serbët në Kosovë dhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar arrestimin në Serbi të zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmea rrjetit social X, ka shkruar se e dënon arrestimin e paligjshëm nga Serbia të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, siç u shpreh ai, një…

Lajme
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar arrestimin në Serbi të zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmea rrjetit social X, ka shkruar se e dënon arrestimin e paligjshëm nga Serbia të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, siç u shpreh ai, një profesionist i respektuar dhe i integruar në shërbimin tonë policor.
Ai tutje tha se kjo është një goditje për komunitetin serb në Kosovë dhe për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë dhe Serbi.
“Dënoj arrestimin e paligjshëm nga Serbia të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, një profesionist i respektuar dhe i integruar në shërbimin tonë policor! Kjo është një goditje për komunitetin serb në Kosovë dhe për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë dhe Serbi!”, ka shkruar Hoxhaj.
I condemn the unlawful arrest by Serbia of Deputy Director of Kosovo Police, Dejan Janković, a respected professional & integrated into our police service! This is a blow to the Serbian community in Kosovo & to the normalization of relations in Kosovo & Serbia! pic.twitter.com/wMjOkShVxj
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 18, 2024