Arrestimi i Agron Gashit për plagosjen e trefishtë në Pejë, prokuroria e ngarkon me veprën penale “Vrasje rëndë në tentativë”

Sot është arrestuar i dyshuari Agron Gashi për plagosjen e trefishtë që ndodhi dje mbrëmë në qytetin e Pejës. Policia e Kosovës, me një njoftim kanë treguar në detaje për rastin dhe momentin e arrestimit të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë, shkruan lajmi.net. Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit nga…

Lajme

23/05/2024 13:56

Sot është arrestuar i dyshuari Agron Gashi për plagosjen e trefishtë që ndodhi dje mbrëmë në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës, me një njoftim kanë treguar në detaje për rastin dhe momentin e arrestimit të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë, shkruan lajmi.net.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48 orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё”

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, me datë 22.05.2024, rreth orёs 21:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Bekim Berisha ” nё Pejё, ka tё shtëna me armё zjarri dhe dyshohet pёr persona tё plagosur.

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ёshtё kuptuar se tre (3) persona janё tё plagosur nga arma e zjarrit.

Tё lënduarit janё dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr shkak tё natyrës sё lendimeve tё njëjtit janë dërguar nё nё QKUK-Prishtinë.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, pasi ёshtё bёrё identifikimi i personit tё dyshuar Policia me urdhёr tё Prokurorit ka lёshuar njё kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij.

Pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari:

Agron Gashi i lindur me 19.11.2002

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё”. /Lajmi.net/