Arrestime në Shijak për trafik armësh, dyshohet se dërgoheshin në Siri (Video)

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën akuza për  për trafikim të armëve dhe municioneve, që dyshohet se do dërgoheshin në Siri. 

Lajme

16/11/2014 10:35

Aksioni i policisë u zhvillua në bazën e trafikut të armëve të bandës, që ndodhej në Shijak. Përmes një video, dy ditë pas këtij operacioni, Policia e Shtetit publikon pamjet e  aksionit të koduar “Armëtari”.

Pamjet na sjellin një pjesë të aksionit të realizuar në banesën e protagonistit kryesor në trafikimin e armëve. Në pranga gjatë operacionit përfunduan: Sami Mema 44 vjeç, Artan Aruçi 42 vjeç banues në Shijak; Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Forcat speciale arritën të sekuestronin gjatë operacionit 6 armë zjarri tip kallashnikov, 1 pistoletë TT, 5 pistoleta “minibloë”, 1 automatik “Skorpions” me silenciator, 5 granata, 2 armë gjahu tip “Shotgun”, si dhe sasi e konsiderueshme fitilash zjarr-përcjellës dhe municioni, raporton Shekulli, transmeton lajminet.