Arrest me burg për 17 vjeçarin që vrau policin në Lazarat
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 17-vjeçarin Xhuljano Malo i akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal i cili vrau policinë e njësisë Speciale të Shqipërisë, Ibrahim Basho, dhe plagosi dy të tjerë pak ditë më parë në Lazarat.
Lajme
Arrestimi
17-vjeçari u arrestua ditën e mërkurë teksa drejtonte një automjet ku u gjetën dhe u sekuestruan 2 pushkë dhe një kallashnikov. Në automjetin tip “Benz”, ngjyrë e bardhë u gjetën dhe bllokuan një granatë, një kasetë me fishekë, një këmbëz mitralozi, 3 celularë dhe 3 qese farmaceutike me kokainë. Ndaj tij rëndojnë akuzat; “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkëpunim, “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Dosja hetimore
Forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” kanë filluar operacionin për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është kostatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.Pak ditë më parë gjatë udhëtimit në drejtim të fashtit Lazarat të forcave të policisë, në kohën kur automjeti me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.
Sekuestrimi i armëve
Në vijim forcat e policisë, kanë bërë këqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike “Kokainë”, nderkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.
Hetimet
Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej për të sulmuar dhe luftuar forcat e policisë se shtetit, me qëllim rikthimin e gjendjes së mëparshme në fshatin Lazarat, ku të krijohej mundësia për të kultivuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Ar. Aliko dhe Al. Aliko./K.P.