Arrest me burg për gardistin që vrau bashkëshorten e tij

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka dhënë masën arrest me burg për gardistin Admir Dervishi, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Lajme

08/04/2016 12:18

Masa është dhënë paraditen e kësaj të premte.

Mëngjesin e dy ditëve më parë, Admir Dervishi vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ilda Dervishi 28 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Mësohet se në momentin e krimit në banesë kanë qënë edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.