Arresohet Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Agron Gashin të dyshuarin për plagosjen e trefishtë dje mbrëmë në Pejë. Arrestimin për Gashin e konfirmoi prokurori Ersan Qarolli. Ai tha se njësitet policore janë aktualisht në lokacionin kua është gjetur dhe është arrestuar. Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa…

Lajme

23/05/2024 13:19

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Agron Gashin të dyshuarin për plagosjen e trefishtë dje mbrëmë në Pejë.

Arrestimin për Gashin e konfirmoi prokurori Ersan Qarolli. Ai tha se njësitet policore janë aktualisht në lokacionin kua është gjetur dhe është arrestuar.

Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Pas një intervenimi të gjatë kirurgjik ka ardhë në Mjekimin Intensiv Qendror. Lëndimet e kanë pru pacientin në gjendje shumë të rëndë të shokut, për shkak të gjakderdhjes shumë të madhe që e ka pësu. Gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe kritike” – tha shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për zhvillimet tjera. /Lajmi.net/