Arratisja e të paraburgosurit nga spitali, Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve korrektues

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e dy zyrtarëve të Shërbimit Korrektues që ishin përgjegjës për sigurinë e të paraburgosurit që iku sot nga spitali.

Lajme

24/05/2019 15:26

Lajmi.net ka raportuar më herët se personi i cili ka ikur nga paraburgimi ka qenë i përfshirë në plagosjen e menagjerit të ‘ON Records’, Met Elshani, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarët e arrestuar janë të moshës 53 vjeçare, respektivisht 42 vjeç dhe të njëjtit janë dërguar në  mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Ju njoftojmë se sot, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, Arratisje e personit te privuar nga liria.

Rasti ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar:

Ø A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, për Veprën Penale, “Vrasje e mbetur në tentativë”.

I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona :

  • F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe
  • R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës,

të cilët pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së./Lajmi.net/