Arratiset një i dënuar nga burgu i Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës. Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve. Njoftimi i plotë: Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H po mbante dënimin në…

Lajme

01/12/2022 22:07

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.

Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

Njoftimi i plotë:

Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit. /Lajmi.net/