Arratiset nga spitali i paraburgosuri për tentim vrasje
Një i paraburgosur i ka ikur duarve të drejtësisë.
Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për tentim-vrasje me inicialet A.K është arratisur nga spitali.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar”, thuhet në njoftim.
I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, Tentim Vrasje.
Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar.
SHKK po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme , si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK. /Lajmi.net/