Arratiset në Gjeorgji djali i Erdoganit

Djali i Kryeministrit të Turqisë, Recep Taiyyp Erdogan, Bilal Erdogan, ka ikur nga akuzat të cilat janë ngritur kundër tij. Ai akuzohet se është përfshirë në afera korruptive në ndërtimin e një konvikti për studentë.

Lajme

28/12/2013 16:28

Bilal Erdogan, i biri i Kryeministrit të Turqisë, Recep Taiyyp Erdogan, ka ikur sot në Gjeorgji pas lajmit se gjykata turke ka ngritur një urdhër arrest, transmeton Blic.

Pas suspendimit të 10 ministrave turq për afera korruptive, disa media turke shkruajnë se në mesin e të dyshuarve është edhe Bilal Erdogan, djali i vogël i Kryeministrit.

Hetuesit janë duke i marrë në pyetje punonjësit në Organizatën Joqeveritare TURGEV, ku pjesë e bordit është edhe Bilal.

Sipas gazetës turke “Radikal”, gjykata kishte dhënë urdhër për arrestimin e tij me akuzën se “i përket një organizate kriminale që merret me përfitime personale”.

Është ndërruar menjëherë prokurori Muamer Akas  i cili kishte dhënë urdhër policisë për hetuar tenderët për ndërtimin e konviktit të cilën e kishte fituar kjo OJQ.

Analistët thonë se Erdogan ka filluar të bëhet me nerva dhe  po mundohet që ta mbrojë të birin, të cilin mediat turke shpesh e thirrin me nofkën “Princi”.

Portali online, “Oda TV”, ka njoftuar se Bibal, ka mundur që pa pasaportë të kalojë në Gjeorgji përmes pikës kufitare Batum.

“Oda TV” është munduar që të bije në kontakt me avokatin e tij, i cili ka refuzuar që të flas për këtë gjë.

Kryeministri Erdogan ka deklaruar se ka filluar ai ishte objektiv i hetimeve kundër korrupsionit dhe se kundërshtarët e tij po dëshirojnë ta sulmojnë familjen e tij.

“Ajo ndërtesë është një konvikt studentësh dhe jo hotel i Bilal Erdogan. Ata po dëshirojnë që të arrijnë tek unë përmes TURGEV”, i ka thënë Erdogan gazetarëve.