Arratiset edhe një i burgosur nga Dubrava, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media
Për pak ditë, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës janë arratisur dy persona. I pari ishtë Faton Hajrizi, “eksperti” i arratisjeve, ndërsa sot është arratisur edhe një tjetër, shkruan lajmi.net. Për këtë arsye SHKK nesër do të mbajë një konferencë për media. Në këtë paraqitje para mediave, do të flasin shefi i burgjeve Ismail Dibrani, dhe…

Lajme
Për pak ditë, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës janë arratisur dy persona.
I pari ishtë Faton Hajrizi, “eksperti” i arratisjeve, ndërsa sot është arratisur edhe një tjetër, shkruan lajmi.net.
Për këtë arsye SHKK nesër do të mbajë një konferencë për media.
Në këtë paraqitje para mediave, do të flasin shefi i burgjeve Ismail Dibrani, dhe zv-ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të medias
Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.
Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.
Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme për të informuar publikun saktësisht dhe në kohë për këtë ngjarje./Lajmi.net