Arnold Schwarzenegger 73 vjeçar shëtit me biçikletë rrugëve të Kalifornisë
Aktori i njohur edhe pse vjeshtën e kaluar kishte një operacion në zemër qëndron i fortë.

ShowBiz
Arnold Schwarzenegger vazhdimisht merret me ushtrime fizike të cilat e ndihmojnë shumë siç thotë ai, transmeton lajmi.net.
Të martën u pa me biçikletën e tij në Kaliforni ku u fotografua nga paparazzet.
Veshur me një xhaketë lëkure ngjyrë kafe të shoqëruar me pantolla me ngjyrë të zezë, mbathur mbante një palë këpucë pa çorape.
Po ashtu, ai kishte vendosur edhe syze dhe maskën kundër koronavirusit, rikujtojmë se në ditën e inaugurimit të presidentit Joe Biden ai mori vaksinën./Lajmi.net/