‘Armiqtë’ në ditëlindje

Derisa hyjmë në pjesën e dytë të sezonit, gara për titullin e kampionit në Premierligës është e nxehtë. Por, derisa rrugëtimi i deritashëm premton një prej betejave më të ashpra për të fituar ligën në edicionet e fundit, mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva nuk është i gatshëm të hyjë në luftë me rivalët e tij.…

Sport

10/01/2014 09:20

Derisa hyjmë në pjesën e dytë të sezonit, gara për titullin e kampionit në Premierligës është e nxehtë.

Por, derisa rrugëtimi i deritashëm premton një prej betejave më të ashpra për të fituar ligën në edicionet e fundit, mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva nuk është i gatshëm të hyjë në luftë me rivalët e tij.

Në fakt, braziliani vendosi të afrohet me ta, duke ftuar yje nga Manchester United dhe Manchester City në shtëpinë e tij për një darkë, me rastin e ditëlindjes.

Leiva u dëshmua si kuzhinier i mirë

Lucas mbushi 27 vjet të enjten dhe festoi duke ngrënë së bashku me binjakët Da Silva nga United si dhe mbrojtësin e Cityt, Pablo Zabaleta.

Ai madje përgatiti ushqim dhe i publikoi fotografitë e ndejës në llogarinë e tij në Instagram.